Poikilos

Vivre, c’est fabriquer du passé

SHPIRTI I TEATROVE TE VJETER

Classé dans : TEATER — 3 octobre, 2008 @ 23:59

SHPIRTI I TEATROVE TE VJETER  dans TEATER theatredelatelier-e1325609199598

Nga Charles Dullin**

Teatrot e vjetër kanë vështirësitë e tyre. Duhet t’i duash shumë që të mund t’ua falësh mungesën e komoditetit që pengon punën e zvogëlon mundesitë tona për t’u shprehur. Sigurisht që kjo është një çështje sentimentalizmi. Me këtë rast nuk dua që t’i thurr lavde mureve të vjetër nxirë nga koha, as llozhave të parehatshme, as atij fushimi endacakësh rreth një skene ku lëvizin qënie të trilluara, hije të para në ëndërr, por më lejoni të shpreh atë që mendoj thellësisht ; shumica e progreseve teknike nuk i sjell asgjë të re teatrit. Ato nuk i shkojnë përshtat veprave që ne prezantojmë. Ato nuk nisen nga një inteligjencë e vërtetë e artit tonë ; ato janë të varfër, shumë të varfër përsa i përket iluzionit dhe përçmues përballë shpirtit. Teatri më i bukur në botë është një kryevepër me katër skena ; është pelerina e zezë e Hamletit që ajo vetëm mjafton për të sjellë në mëndje Elsenorin dhe dramën që imagjinata jonë e kërkon akoma më misterioze se sa e ka realizuar poeti ; është Makdufi tek Makbethi që rras në kokë kapelen e tij me nje gjest të ngathët kur e lajmërojnë për masakrën e fëmijëve të tij : « Eh ! njeri, përse e rrasni ashtu kapelen ? » ; është Sganareli duke arsyetuar me zotërinë e tij mbi të vërtetat e mëdhaja të kësaj bote dhe që në kulmin e zenkës e lëshon vehten duke ardhur vërdallë ; është, duke u larguar akoma më shumë në kohëra, Oresti i ndjekur nga qentë. Teatri më i bukur në botë është në besimin, në dashurinë për artin tonë, në ngritjen e përhershme të shpirtit, atje duhet kërkuar ai dhe jo në paraqitjen e llukseve të panevojshme. Shumica e teatrove moderne mund të transformohen mbrënda pak javësh në banka, në dyqane, pa shumë dëm. Për mua, ato nuk kanë shpirt. E dua teatrin tim sepse është një teatër i vërtetë. Shkoni në sheshin Dancourt, shikojeni mirë dhe ju do t’a pëlqeni ashtu si dhe unë. Ai është i papërshtatshëm për të shërbyer për tjetër gjë ; as kinemanë nuk e ka pranuar. Ai ka strehuar aq shumë personazhe të shquar. Imagjinoni tërë ata mbretër, tiranë, heronj, dashnorë, vagabondë të rrezikshëm, shtojzavalle e perëndi që ka parë në shkëlqimin e skenës dhe në intimitetin e llozhave ! Muret e tij mbajnë të mbyllura aq shumë thirrje, aq shumë ankime, aq shumë dënesa ; ai është i shenjtëruar nga mijëra kujtime ; ai ka autoritetin e shenjtë të fanarëve dhe fton prehjen shpirtërore të kishave të fshatit. Hyni mbrenda… A s’është një vend simpatik, i dashur e i përzemërt ? A gjendet teatër tjetër si ai ku fjalët, kur thuhen me mjeshtëri, ruajnë gjithë shijen e tingullin e tyre ?… A s’është teatër i bukur ai ku pjesa dëgjohet në mënyrë të përsosur ? Prandaj, kur me delikatesë dhe me mirësjellje, që nuk do të di asnjëhëre si t’a falenderoj, Philippe de Rothschild erdhi t’i propozojë Cartel-it drejtimin e teatrit të mrekullueshëm të Pigalle-it, thash me vete : Çfarë ? do të le të gjitha këto për një tempull modern që as Buridan-in* nuk e dinë se ç’është? S’do mund të shoh më të shtunave në darkë një sallë të mbushur me miq të panjohur ? Çdo të thonin ata kur të më shihnin tek vrapoja nga paratë, ata që më janë gjendur në ditët më të vështira ? Teatri më i bukur në botë, është teatri im ku shpirti ka triumfuar mbi kushtet. Nuk është makina që zbret perënditë mbi skenë, por janë perënditë ato që na duhen.

Charles Dullin

*Jean Buridan (v. 1300-1358) : Një nga figurat kryesore të jetës shkollore në Faculté des Arts në Paris në gjysmën e parë të shekullit të XIV. Rektor i l’Université de Paris në 1328-n pastaj më 1340-n.
_____________________________________________________

Charles-Dullin- dans TEATER**Charles Dullin ka lindur me 8 maj 1885, në Yenne (Savoie), i fundit i një familje prej 19 fëmijësh. Që në moshë të re shfaq prirjen për teatrin, e pasionohet pas artit dhe poesise. Në vitin 1913, 18 vjec dhe me 17 franga ne xhep mbrrin në Paris. Fillon të njohë jetën e aktorit të varfër, akoma i panjohur ai lufton pa pushim kunder urisë, sëmundjes dhe hallave financiare. I angazhuar në teatrin « Les Gobelins » ai shkon herë pas here në Lapin Agile për të recituar vargjet e de Villon dhe të Corbière, ai luan gjithashtu në Belleville, në Montparnasse, pastaj në vitin 1906 hyn në teatrin « l’Odéon » drejtuar nga André ANTOINE, nismëtari i mizaskenës moderne, ku ai debuton në rolin e Cinna-s në pjesën Jules César të Shakespeare. Më 1910, në teatrin e « Arts »-eve, ai krijon rolin e Pierrot -s në pjesën « Carnaval des enfants » dhe rolin e Smerdiakov në pjesën « Vellezerit Karamazov ». Më 1913, Charles Dullin merr pjesë në krijimin e fondacionit « Vieux-Colombier » nga Jacques Copeau ku ai sëbashku me Louis Jouvet është një nga aktorët kryesorë. Më 1921, ai krijon ekipin e tij nën emrin  »l’Atelier » në një dyqan, përpara se të vendoset më 1922 në « Théâtre Montmartre ».
Pas një fillimi të vështirë, duke luajtur shpesh para një salle bosh ai vë në skenë  »Volpone » dhe që nga ai moment fjala e përhapur goje më gojë bën që të mbushet salla, kështu Charles Dullin e teatri i tij shpëtojnë. Më 1927, ai futet ne « Cartel de Théâtre » bashkë me Louis Jouvet, Pitoëff et Gaston Baty. Charles DULLIN ka qenë gjithashtu profesor e mes të tjerëve ka patur për nxënës : Madeleine Robinson, Jean Marais, Marcel Marceau, Jean Vilar, Jean-Louis Barrault, Roger Blin, Roland Petit, Jacques Dufilho et Alain Cuny. Më 1940, ai le  »l’Atelier » dhe merr drejtimin e « Théâtre de la Cité », teatri i vjetër Sarah-Bernhardt, ku më 1943 ve në skenë pjesën « Les Mouches » të Jean-Paul Sartre-it. Pas clirimit kritikët tregohen të ashpër me Charles Dullin dhe pas shumë vështirësish ai lë drejtimin e teatrit më 1947-n. Duke pritur që të gjejë një teatër fiks, ai bën disa turne dhe nënshkruan disa mizanskena në Paris.
Me 12 dhjetor 1949, Charles Dullin vdes në l’Hôpital Saint-Antoine

45 commentaires »

1 3 4 5
  1. click through the following website dit :

    click through the following website…

    SHPIRTI I TEATROVE TE VJETER…

  2. world of warcraft undead hunter pets dit :

    world of warcraft undead hunter pets…

    SHPIRTI I TEATROVE TE VJETER…

  3. click the up coming web site dit :

    click the up coming web site…

    SHPIRTI I TEATROVE TE VJETER…

  4. revitol and cellulite dit :

    revitol and cellulite…

    SHPIRTI I TEATROVE TE VJETER…

  5. car for sale in west london dit :

    car for sale in west london…

    SHPIRTI I TEATROVE TE VJETER…

1 3 4 5

Flux RSS des commentaires de cet article.

Laisser un commentaire

 

Mariage Ingrid et Florent |
ANIMATION (CHATEAU GONFLABLE ) |
BIENVENUE dans mon Univers ... |
Unblog.fr | Créer un blog | Annuaire | Signaler un abus | Moi, Lilith
| venez chez zabuzobe ça peu ...
| Cours en ligne Infocom