Poikilos

Vivre, c’est fabriquer du passé

Vejusha Hoxha zgjedh top-channel-in për retushin e fundit

Classé dans : AKTUALITET — 4 octobre, 2008 @ 0:00

Ka katërqind vjet
Që duart ajo lan
Me sapunë gjithfarë markash
« Lux », »Camay ».

Por asnjë prej tyre
Nga duart dot s’ia heq
Njollat e gjakut
Ledit Makbeth.

Në Shqipëri ka filluar fushata “zyrtare” për festimin e 100 vjetorit të lindjes së diktatorit (1908-2008). Dhe si rastësisht, këtë fushatë e filloi kanali televiziv shqiptar Top Channel duke transmetuar intervistën e vejushës së diktatorit Hoxha, dhe po aq rastësisht, intervista ishte realizuar nga gazetaria Rudina Xhunga, që padyshim është zgjedhur për « cilësitë » e saj si gazetare (!).

Po ndryshe nga herët e shkuara, ku vejusha shfaqej me një pamje prej qeni të rrahur, këtë here, ajo duket më në formë se kurrë. Në shtëpinë e saj, në sallonin e pritjes që ngjan më tepër si një mauzoleum. E ulur me statujën e diktatorit në krah të djathtë, e qetë, e qeshur, sikur të filmohej dhe intervistohej nga RTSH e kohës së saj, Nexhmije Hoxha mundohet akoma dhe njëherë të na mbushë mendjen se Enver Hoxha nuk ka qenë diktator, jo vetëm aq, por është shkrirë për të mirën e të gjithëve. Fajet dhe gabimet, sipas saj, janë bërë nga kolektivi, nga sistemi, dhe jo nga ai dhe klika e tij. Është për t’u nënvizuar shprehja e re e vejushës : “Enver Hoxha nuk ka qenë diktator, as me mua, as me fëmijët e as me shoqërinë, me sa e njoh unë.” E reja është se kur bëhet fjalë për epitetin diktator ajo nuk shprehet si qytetare dhe si ish-kryeaktiviste e kupolës së kuqe, por thjeshtë si një grua shtëpiake (as me mua, as me fëmijët), e cila për gjatë 45 vjetëve ka qëndruar në shtëpi me përgatitjen e gjellëve duke pritur burrin, dhe që nuk ka kuptuar shumë nga politika (e as me shoqërinë, me sa e njoh unë).

Për të kaluarën diktatoriale, vejusha pranon sigurisht disa gabime. Gabime ?!!! Në intervistën prej 90 minutash, nuk dëgjojmë që të përmenden njëherë, as nga ajo, as nga gazetarja (e zgjedhur për cilësitë e saj si gazetare) fjalët krime, burgosje, internime, mjerim, frikë e terror. Dhe vejusha ka të drejtë. E kush nuk ka bërë gabime ! ; « Këtu është edhe çështja, që më është kërkuar shumë, pse nuk kërkoj falje. Për faljen kam edhe unë mendimin tim. Falja mund të kërkohet për marrëdhënien që ka një person me një shok, apo me një tjetër, të cilit e ndjen që i ka bërë diçka. Por të kërkosh falje për faje që janë bërë nga një kolektiv, nga një sistem, kjo nuk bëhet. Ti, si një sistem tjetër, s’mund të më kërkosh mua që të kërkoj falje, aq më tepër kur më akuzon për faje, për një sistem tjetër. Unë jam i një sistemi tjetër. Këto dy sisteme kanë qenë në garë, në luftë, sepse njëra ka për bazë të drejtën e shumicës, ndërsa tjetri mbështetet në të drejtat e njeriut dhe në fitimin. Falja këtu nuk ka vend, këtu ka vend vetëm pagimi dhe ne kemi paguar. » Gazetarja e gugulis disa herë me pyetje të tilla si : « Pra, ju ka zhgënjyer e gjitha që ndodhi pas. Po Enver Hoxha? »

Dhe, nuk mbetet gjë tjetër, veçse vejusha të mallëngjehet me të kaluarën e saj :

« Jo që nuk më ka zhgënjyer. Unë edhe sot e konsideroj veten si gruaja më e lumtur, një grua që kishte një bashkëshort ideal e nuk mund t‘i uroja vetes një tjetër fat. Ka qenë bukur, shumë e bukur me gjithë të mirat e hallet. Prandaj, në këtë 100-vjetor e ndjej si përgjegjësi të bëj çmos të bëhet një kthesë drejt arsyes, drejt vlerësimit objektiv, të rolit dhe vendit të Enverit në historinë e Shqipërisë. Kjo është shpresa ime e madhe. »

Besoj se dhe babai dhe gjyshi i gazetares do të jenë mallëngjyer… ka qenë bukur, shumë e bukur …

punishtjaeleshit.jpg

Mesazh privat :

 

Votre nom : (oblig.)
Votre email : (oblig.)
Site Web :
Sujet :
Message : (oblig.)
Vous mettre en copie (CC)
 

Pas de commentaire »

Pas encore de commentaire.

Flux RSS des commentaires de cet article.

Laisser un commentaire

 

Mariage Ingrid et Florent |
ANIMATION (CHATEAU GONFLABLE ) |
BIENVENUE dans mon Univers ... |
Unblog.fr | Créer un blog | Annuaire | Signaler un abus | Moi, Lilith
| venez chez zabuzobe ça peu ...
| Cours en ligne Infocom