Poikilos

Vivre, c’est fabriquer du passé

Les madeleines de Proust

Classé dans : FLETE TE GRISURA — 8 octobre, 2008 @ 22:48

Dhe më pas, mekanikisht, i dërrmuar nga dita e zymtë dhe perspektiva e një të nesërme të trishtuar, vura në buzë një lugë çaji ku kisha lënë të zbutej një copë madeleine. Por pikërisht në çastin që gllënka e përzierë me thërrimet e ëmbëlsirës preku qiellzën, drithërohem, i vëmendshëm ndaj të jashtëzakonshmes që po ndodhte në veten time. Më kishte pushtuar një kënaqësi e ëmbël, e izoluar, pa e kuptuar nga vinte. Menjëherë ajo m’i kishte kthyer në të parëndësishme tallanditë e jetës, të parrezikshme katastrofat e saj, përkohësinë e saj të gënjeshtërt, po në atë mënyrë që vepron dashuria, duke më mbushur me një esencë të vyer : ose më saktë ajo esencë nuk ishte në veten time, ajo isha unë. Kisha pushuar së ndieri mediokër, i parëndësishëm, i vdekshëm. Nga kishte mundur të më vinte kjo lumturi e madhe ? E ndjenja që ajo ishte e lidhur me shijen e çajit dhe të ëmbëlsirës, por që ajo e tejkalonte shumëfish atë, nuk duhej të qe e së njejtës natyrë. Nga vinte ajo ? Ç’kuptim kishte ? Ku ta kapje ? Pi dhe një gllënkë të dytë ku nuk gjej asgjë më tepër se në të parën, një e tretë më jep diçka më pak se e dyta. Ka ardhur koha që të ndaloj, efekti i të pirit vjen duke u zvogëluar. Është e qartë se e vërteta që kërkoj nuk gjendet aty, por në veten time. Ai e ka zgjuar atë, por nuk e njeh, dhe s’mund veçse ta përsërisë pafundësisht me gjithnjë e më pak forcë vetë këtë provë që unë nuk di ta interpretoj dhe dua që të paktën të mund t’ia rikërkoj dhe ta rigjej të pandryshuar në dispozicionin tim, pas pak, për një qartësim përfundimtar.

Vendos filxhanin dhe kthehem drejt shpirtit tim. I mbetet atij që të gjej të vërtetën.

Marcel Proust, Du côté de chez Swann.

Përktheu YD

Pas de commentaire »

Pas encore de commentaire.

Flux RSS des commentaires de cet article.

Laisser un commentaire

 

Mariage Ingrid et Florent |
ANIMATION (CHATEAU GONFLABLE ) |
BIENVENUE dans mon Univers ... |
Unblog.fr | Créer un blog | Annuaire | Signaler un abus | Moi, Lilith
| venez chez zabuzobe ça peu ...
| Cours en ligne Infocom