Poikilos

Vivre, c’est fabriquer du passé

Parku, fotografi dhe përgjuesit

Classé dans : ARTET PLASTIKE — 8 novembre, 2008 @ 19:32

Një seri fotosh të fotografit japonez Kohei Yoshiyuki që i përkasin viteve 70.

Gjatë një shëtitje natën në një park ai ndeshet rastësisht me një çift që bënte dashuri shtrirë në tokë. Menjëherë ai dallon burra të tjerë që pa bërë zhurmë dhe duke ecur këmbadorasi shkonin drejt çiftit për të përfituar nga skena. Në atë kohë firma Kodak sapo kishte nxjerrë në shitje blicat e parë me rreze infrarouge. Kohei Yoshiyuki që të nesërmen shkon dhe blen një të tillë për të fotografuar ato skena që kishte parë në park. Ja si e tregon ai këtë ekperiencë :

“Before taking those pictures, I visited the parks for about six months without shooting them. I just went there to become a friend of the voyeurs. To photograph the voyeurs, I needed to be considered one of them. I behaved like I had the same interest as the voyeurs, but I was equipped with a small camera. My intention was to capture what happened in the parks, so I was not a real ‘voyeur’ like them. But I think, in a way, the act of taking photographs itself is voyeuristic somehow. So I may be a voyeur, because I am a photographer.”


Ajo që më bëri përshtypje është ngjashmëria e subjektit. Pavarësisht nga ndryshimi i qytetërimeve, traditave, mentaliteteve dhe sistemeve politike, njeriu mbetet i njejtë në çdo cep të botës. Kush ka kaluar rininë në Tiranë, e di mirë se i vetmi vend ku mund të bëhej dashuri ishte parku te Liqeni. Shkurret e gëmushat kanë parë e dëgjuar shumë gjëra, ashtu si dhe ato që përgjonin prapa tyre. Kush ka bërë dashuri tek parku do t’i kujtohen hijet që lëviznin rreth e rrotull, por asnjëherë nuk ka parë atë që shihnin përgjuesit.

Ja disa fotografi nga seria “Parku” i fotografit Yoshiyuki.

2thumb.jpg

1thumb.jpg

9thumb.jpg

10thumb.jpg

Kontakt : bllokshenimesh@orange.fr

Pas de commentaire »

Pas encore de commentaire.

Flux RSS des commentaires de cet article.

Laisser un commentaire

 

Mariage Ingrid et Florent |
ANIMATION (CHATEAU GONFLABLE ) |
BIENVENUE dans mon Univers ... |
Unblog.fr | Créer un blog | Annuaire | Signaler un abus | Moi, Lilith
| venez chez zabuzobe ça peu ...
| Cours en ligne Infocom