Poikilos

Vivre, c’est fabriquer du passé

Balthus

Classé dans : ARTET PLASTIKE — 10 février, 2009 @ 17:25

Balthus (29 shkurt 1908 – 18 shkurt 2001)

patience.gif

Balthus, tablloja « Durimi » (1943)

« Është zgjimi i gjërave, i jetës, lindja e gjërave, ajo që më intereson. Mundësia për të pikturuar këto sekrete të fëmijërisë është kjo që më ka preokupuar vazhdimisht. Pikërisht për këtë e doja aq shumë Giacometti-n. Ai më jepte masën e gjërave, ai më komunikonte tonin e saktë, atë që transmeton muzikën, që bën të këndojnë fytyrat dhe peisazhet. Aty është kërkimi im, detyra ime. Nuk ka ndonjë shkëlqim të veçantë për këtë punë prej artizani. Kjo është një rrugë e errët, e lehtë dhe e heshtur. Prandaj e kam tmerr kur më cilësojnë artist. Unë jam si kapiteni i dashur Haddock që këtë fjalë e merrte për sharje dhe kjo e bënte që të mallkonte akoma më shumë ! »

balthusselfportrait.gif balthus31.jpg

Balthus, Autoportret (1940) dhe Gruaja e fjetur (1954)

« S’ka gjë tjetër përveçse penelave, kësaj bluze dhe kësaj telajoje. Kjo ka justifikuar gjithë jetën time. Nuk më kanë prekur asnjëherë, as paratë, as fama. Meqe ra fjala, telajot më kushtojnë shumë : si do të mund t’i paguaj kur jam plot me borxhe dhe që prodhoj kaq pak ? Kam jetuar, në atë, që dikush mund t’a quante një farë lluksi. Dhe këtë e kam arritur duke këmbyer tabllotë e mija me një shtëpi ku e dija se do të mund të ndjehesha mirë. Më e mira dhe më thelbësorja në egzistencën time është kjo marrëdhënie kaq e ëmbël, kaq sekrete, kaq intuitive me telajon. Këto përpjekje drejt së padukshmes. Kjo punë e vështirë dhe e kërkuar nga piktori. »

« Sidoqoftë, piktura nuk është disponim dhe mizanskenë e një historie, ajo është ç’ka imponon kujtesa e mbrendshme, të cilës piktori duhet t’i përkulet si artizan dhe shok i mirë. »

« Mendoj se në fund të egzistencave njerzore, arrijmë në diçka të zhveshur dhe thelbësore, në një formë thjeshtësie që i kalon të gjitha pyetjet torturuese dhe intelektuale. Romantizmi dhe tërë ato vuajtje që ai shkakton i përkasin viteve të rinisë, me moshë gjithëshka zgjidhet e thjeshtëzohet, gjithëshka përmblidhet si në hiroglifet kineze. Dita thërret ditën që duhet për t’ju kushtuar pikturës, vazhdës së punës deri sa Zoti më në fund ka dëshirë t’ju thërrasë drejt tij. Më thjeshtë se kaq nuk bëhet. »

derniereoeuvre.gif

Balthus, Tablloja e fundit e pambaruar (1995-2001)

« Për shembull, në këtë tabllo të fundit që kam në dorë që prej disa muajsh dhe ndoshta nuk do ta mbaroj dot… Nga vjen kjo vajzë e abandonuar mbi divan ? Përse kjo kitarë pranë saj, e mbështetur në divan ? Çfarë vështron qeni përtej dritares ? Ku të shpie shtegu që gjarpëron si një gërshet prej argjenti e që vrapon në këmbë të Montecalvello-s ? Këto gjëra më ikin, s’mund t’i kap dhe asnjë analist nuk do të mundtte që t’i sqaronte me të vërtetë. »

mecigare.jpg

Balthus në studion e tij (2000)

« Puna e piktorit është e ngadaltë dhe e matur. Shpesh më ndodh që në studio të meditoj duke tymosur disa cigare përpara tabllosë ose akoma më mirë ta prek me dorë atë, sikur ta përkëdhelja. Dhe kjo është një mënyrë së pikturuari dhe kjo mund të jetë puna e një dite. Ky kontakt, ky bashkim me tabllonë e pambaruar. Ky familjaritet që duhet arritur, larg urgjencës së të sotmes që mbretëron gjithkund e që shpejton mullirin tragjik të kohës. »

« Kjo përulësi e primitivëve italianë më detyron që t’i imitoj papushim. Jam i indinjuar nga ky kult i personalitetit të cilit i jepen piktorët tanë bashkohës. Përkundrazi, duhet që të fshihesh çdo ditë e më tepër, të gjesh egzistencën vetëm në aktin e të pikturuarit, dhe t’a harrosh gjithmonë veten.

Nuk mund të pikturohet në zallahinë e botës, në lehtësitë e saj duke adaptuar të njejtat ritme si ajo. Duhet kërkuar gjithnjë e më shumë vetmi dhe qetësi, të jesh në praninë e mjeshtërve të së kaluarës për të rikrijuar botën dhe jo ta lesh vetën të tërhiqet nga sirenat e rreme, paraja, galeritë, lojrat mondane, etj.

pierodellafrancesca.jpg

Piero della Francesca, tablloja « Rrahja me kamzhik » (1455)

balthussaintandre.gif

Balthus, tablloja « Rruga Saint-André » (1952-1954)

Moderniteti i vërtetë gjendet në këtë rikrijim të së kaluarës, në këtë origjinalitet të zbuluar duke u nisur nga ata, nga eksperienca e tyre, nga gjetjet e tyre. Nuk jam ndjerë kurrë më i lirë se sa kur, djalë i ri, kopjoja në Louvre apo në Arezzo, Poussin apo Piero della Francesca. E çfarë moderniteti që gjeja tek ata ! Piktori nuk është asgjë në aventurën e pikturës, ai nuk është veçse një dorë, një mjet apo një kalim që trasmeton, drejton, nuk e dimë gjithmonë se ku shkon ai vetë, por reagon si një transmetues i ëndrrës, i asaj që është akoma e panjohur, e padukshme dhe sekrete. E dimë kur prekim diçka thelbësore, domethënë kur ka një pikë takimi, lidhje, mes vetes dhe asaj që duam të arrijmë. Kjo është një histori e shenjtë, e ngjashme me gishtin e Zotit dhe gishtin e Adamit që takohen dhe që është pikturuar nga Mikelanxhelo në Sixtine. Po, piktura ndodhet në këtë kufi, në këtë limit. Dhe për t’a arritur duhet kuptuar se duhet zhveshur dhe lënë në një anë uni i vogël. Të pikturojsh duke dëgjuar Cosi fan tutte, të pikturosh duke shikuar gjithmonë Courbet e Cézanne, Delacroix dhe Italianët e mij të dashur.

Piktori egziston vetëm në këtë disponibilitet të vetes, në këtë përulsi. Le t’ja lemë të tjerëve kujdesin për të bërë interpretime, për të kuptuar, analizuar në dritën e asaj që ata duan. Piktori nuk merr vesh nga këto gjëra. Ai pikturon, kjo është e gjitha, ai nuk kërkon të përkthejë. Dhe ajo që duhet arritur para së gjithash dhe me çdo kusht është qetësia. Prandaj çdo përpjekje për të folur për pikturën më duket qesharake dhe e sipërfaqshme. Cila fjalë do t’mund të shprehë hapsirat e kësaj qetësie, sekretet dhe anët e errëta të të cilave ne të gjithë mundohemi që t’i gjejmë një kuptim dhe t’i sjellim disa gjurmë ? »

Alain Vircondelet, Mémoires de Balthus

Përktheu YD.

Pas de commentaire »

Pas encore de commentaire.

Flux RSS des commentaires de cet article.

Laisser un commentaire

 

Mariage Ingrid et Florent |
ANIMATION (CHATEAU GONFLABLE ) |
BIENVENUE dans mon Univers ... |
Unblog.fr | Créer un blog | Annuaire | Signaler un abus | Moi, Lilith
| venez chez zabuzobe ça peu ...
| Cours en ligne Infocom