Poikilos

Vivre, c’est fabriquer du passé

Classé dans : Hall Qomili — 20 mars, 2009 @ 14:49

I dashur DK,

Nuk dua të bëj apologjinë e dialektit tiranas, sepse dhe unë ashtu si ti, mendoj se nuk është më i bukuri, por unë e kam parë atë më tepër si një shenjë rezistence.

Gjatë periudhës së diktaturës, në momente të caktuara dhe për subjekte të caktuara, vija re, që disa qytetarë tiranas e rëndonin të folurën e tyre për ta diferencuar nga e folura zyrtare që ishte e mbushur me fraza të thata politike. Kur këto fraza dilnin nga goja e tyre, por tashmë të veshura me dialektin tiranas, ato merrnin një ngjyrim qesharak. Frazat e Marksit apo Enverit e humbisnin seriozitetin.

Në përgjithësi mentaliteti komunist bashkë me frazologjinë e tij ka qëndruar si mish i huaj në mentalitetin dhe frazologjinë e tiranasve. Lidhja e tyre me komunistët u bë vetëm gjatë Luftës për çlirim. Me vendosjen e diktaturës ajo mbeti sipërfaqësore, u pa më tepër si një domosdoshmëri për të mbijetuar. Me dhjetra familje tiranasish që gjatë Luftës dhanë një ndihmë të jashtzakonshme, më vonë u tërhoqën fare nga politika duke ushtruar profesionet e tyre. Sigurisht që mes tyre ka patur dhe përjashtime. Mund të përmendja dhe emra kriminelësh, por nuk është vendi.

Këtë çpërfytyrim e shpreh shumë bukur Sefer Daja :

Kur e hudh farën e keqe,

Ene del naj shejton me bisht,

S’ka qelbsinë mo të keqe,

Se nji tironc komunist.

 

Ajo që më ka pëlqyer në humorin e tiranasve është të tallurit me veten. Kjo i jep atyre lirinë për t’u tallur me të tjerët, dhe gjithmonë duke luajtur rolin e shejtan-budallait. Të atij që nuk kupton mirë, jo për fajin e tjetrit, por për fajin e tij. Dhe sa më e theksuar të jetë kjo anë, aq më i hidhur bëhet dhe helmi.

Në dhomën e miqve, apo Odën e madhe, siç e quanim ne, sa herë kam qeshur nga historitë që tregonin pleqtë e plakat që vinin për të pire një kafe me gjyshen time. Nuk ishin vetëm situatat dhe personazhet që parakalonin para syve të mi, por dhe fjalët dhe frazat që i ndërtonin ato.


Kur isha herën e fundit në Tiranë, një kushërirë i drejtohet gruas sime duke psherëtitur : “Ehhh, s’kemi nuse tjetër,… ti je, laj-thaj”. Qesha me të madhe. Si mund t’ia përktheja time shoqeje shprehjen “laj-thaj”, që e thënë në fund të frazës i dha një shkelm pshehrëtimës, duke shkaktuar gaz e hare!

Nuk e kisha menduar kurrë që tani pas kaq vitesh, i ndodhur në vend të huaj, shprehjet dhe humori i atyre pleqve e plakave tiranase do të kishte qenë i regjistruar në mendjen time si në një disque dur. Ka raste që vetëm një fjalë “e rrallë” e ardhur nga larg, më shtyn të futem në personazhin e Hall Qomilit.

Hall Qomili ka egzistuar vërtet.

Ka qenë një plakë e gjatë, e thatë, me trup të drejtë, veshur me të zeza që vinte herë pas here tek gjyshja ime. S’mund të them me saktësi se çfarë lidhjesh familjare kishim, por di të them se sa herë që ajo vinte për vizitë tek ne, Oda e madhe kumbonte nga të qeshurat. Në këtë rast, Hall Qomili, për të shijuar suksesin e saj, rrufiste kafen ose kërkonte që t’i ndiznin cigaren. Një buzëqeshje e lehtë i ravizohej në fytyrë.

Në ato muhabete plakash kalonin të gjithë ; që nga diktatori, që nuk i përmendej kurrë emri, por që me një të luajtur të syrit kuptohej se për cilin bëhej fjalë, e deri tek historitë mes nuseve e vjehrrave.

Ishin këto histori gojore plot humor, por herë-herë dhe dramatike, që zëvëndësonin televizorin në fëmijërinë time.

YD

 

Pas de commentaire »

Pas encore de commentaire.

Flux RSS des commentaires de cet article.

Laisser un commentaire

 

Mariage Ingrid et Florent |
ANIMATION (CHATEAU GONFLABLE ) |
BIENVENUE dans mon Univers ... |
Unblog.fr | Créer un blog | Annuaire | Signaler un abus | Moi, Lilith
| venez chez zabuzobe ça peu ...
| Cours en ligne Infocom