Poikilos

Vivre, c’est fabriquer du passé

Antonioni i padëshërueshëm tek Mao

Classé dans : FILMI — 17 avril, 2009 @ 12:02

Chung Kuo-Cina, film dokumentar i Mikelanxhelo Antonionit (1972)

kina.jpg kine.jpg

Në vitin 1972 televizioni publik italian i kërkon Mikelanxhelo Antonionit një dokumentar të gjatë mbi Kinën Popullore. Drejtuesit maoistë, të lumtur që një artist me një njohje internacionale interesohet për vendin e tyre, presin një odë lavdie për «revolucionin e madh kulturor», ashtu si në linjën politike të filmit dokumentar «Si i zhvendosi malet Jukongu» të xhiruar po në të njejtën kohë nga kineasti Joris Ivens. Pas shikimit të filmit, ata do ta trajtojnë Antonionin si «vasal të imperalizmit», «reaksionar» dhe «të urryer» dhe do të ndalojnë shfaqjen e filmit deri në vitin 2004… Përse kaq urretje ? Dhe mbi të gjitha, filmi Cina lejon që të ndjejmë një simpati të sinqertë për vendin e Maos dhe nuk thotë asnjë fjalë mbi diktaturën e pamëshirshme të partisë komuniste. Por në sytë e mandarinëve të rinj kinezë, Antonioni ka gabuar duke thënë me zë jasht kuadrit që nuk kishte mundur të filmojë gjithëçka që kishte dashur. Gabim gjithashtu që ishte interesuar më shumë për kinezët dhe jo për Kinën. Kineasti sodit gjatë fëmijët duke luajtur në oborrin e një çerdheje, fshatarët që prashisin tokën, një fshesar që duket sikur ka humbur në mes të baletit të zhurshëm të çiklistëve të Shangait, si dhe vëzhgime impresioniste të kapura fluturimthi – disa herë të marra vjedhurazi nën survejimin e shoqëruesve zyrtare që kontrollonin xhirimin.
Duke previlegjuar individët më shumë se kolektivin, Antonioni shkonte në kundërshtim të propagandës maoiste, e marrosur pas prezantimit të turmave dhe realizimeve megallomaniake të rregjimit. Tridhjetë e shtatë vjet më pas, dëshmija e tij reale mbi Kinën bëhet më e çmuar.

Pas de commentaire »

Pas encore de commentaire.

Flux RSS des commentaires de cet article.

Laisser un commentaire

 

Mariage Ingrid et Florent |
ANIMATION (CHATEAU GONFLABLE ) |
BIENVENUE dans mon Univers ... |
Unblog.fr | Créer un blog | Annuaire | Signaler un abus | Moi, Lilith
| venez chez zabuzobe ça peu ...
| Cours en ligne Infocom