Poikilos

Vivre, c’est fabriquer du passé

Nu provençal, Willy Ronis

Classé dans : ARTET PLASTIKE — 3 juin, 2009 @ 17:56

nudoronis.gif

Ishte verë e vitit 1948. Bashkë më gruan, kishim blerë një shtëpi të rrënuar në Gordes për të kaluar pushimet. Kushtet ishin minimale. Elektricitet nuk kishte, për të mbushur ujë shkonim te burimi.

Po sajoja diçka nën pullaz dhe më mungonte një lloj tryele që ndodhej në katin e parë. Zbres shkallët prej guri që përshkojnë dhomën tonë në katin e dytë.
E sapozgjuar nga gjumi i drekës, Marie-Anne po freskohej me ujin e legenit.
Thërras : “Rri ashtu siç je”. Rolleiflex-i im ishte mbi një karrike, aty pranë. Ngjis tre shkallë dhe bëj katër fotografi, me duart gjithë allçi. Zgjedh të dytën.
E gjitha kjo nuk zgjati veçse dy minuta.
Është fotografia ime fétiche, e botuar vazhdimisht që nga ajo kohë, këtu (në Francë) dhe gjithkund.
Mrekullia egziston. Unë e kam takuar.

Willy Ronis, Nues

Përktheu Y.D.

Pas de commentaire »

Pas encore de commentaire.

Flux RSS des commentaires de cet article.

Laisser un commentaire

 

Mariage Ingrid et Florent |
ANIMATION (CHATEAU GONFLABLE ) |
BIENVENUE dans mon Univers ... |
Unblog.fr | Créer un blog | Annuaire | Signaler un abus | Moi, Lilith
| venez chez zabuzobe ça peu ...
| Cours en ligne Infocom