Poikilos

Vivre, c’est fabriquer du passé

Hackers hakmarrës dhe spiunë me karroca

Classé dans : AKTUALITET — 2 décembre, 2010 @ 23:49

 

Hackers hakmarrës dhe spiunë me karroca dans AKTUALITET karroca1

Nga UMBERTO ECO

Çështja WikiLeaks ka vlerë të dyfishtë. Nga njëra anë, ajo shfaqet si një skandal i qartë, një skandal që duket si skandal veçse përpara hipokrizisë që përcakton raportet mes Shteteve, qytetarëve dhe shtypit. Nga ana tjetër, ajo lajmëron ndryshime të thella në nivel ndërkombëtar, dhe skicon një të ardhme të dominuar nga regresi.

Le t’i marrim gjërat me rradhë. Aspekti i parë i WikiLeaks është konfirmimi i faktit që çdo dosje e përgatitur nga një shërbim sekret (i çfardo vendi qoftë) është e mbushur tërësisht me copa të prera nga shtypi. Zbulimet e “jashtzakonshme” amerikane mbi manitë seksuale të Berlusconi-t nuk sjellin ndonjë gjë tjetër përveç asaj që mund të lexohet në çfardolloj  gazetë (me përjashtim të atyre ku Berluskoni është pronar), dhe portreti karikatural i Kadafit ka kohë që është bërë material skeçi për artistët e kabareve.

Rregulli sipas së cilit dosjet sekrete duhet të përbëhen vetëm nga të reja tashmë të njohura është esenciale për dinamikës e shërbimeve sekrete, dhe jo vetëm për shekullin tonë. Po të shkoni në një librari që i kushtohet botimeve esoterike do të shihni që çdo vepër përsërit (rreth Graal-it, misterit të Rennes-le-Château, Tempujve apo Rose-Croix) me ekzaktësi po atë që ka qenë shkruar në veprat e botuara më parë. Dhe kjo jo vetëm pse autori i tekseve okulte nuk do që të bëjë kërkime të panjohura, por ata që i kushtohen okultizmit i besojnë vetëm asaj që ata dijnë tashmë dhe që i rikonfirmon atë që kanë nxënë më parë. Ky është mekanizmi i suksesit të Dan Brown-it. E njejta gjë dhe për dosjet sekrete. Informatori është dembel, po dembel (ose jo shumë i kulluar) dhe  shefi i shërbimeve sekrete që beson si  të vërtetë vetëm atë që njeh. Informacionet top-sekret rreth Berlusconi-t që ambasada amerikane në Romë i dërgonte Departimentit të Shtetit qenë po ato që Newsweek kishte botuar një javë më parë.

Atëherë përse informatat mbi këto dosje bënë kaq zhurmë ? Nga një anë, ato thonë atë që çdo njeri i kulturuar di tashmë. Dihet që ambasadat, të paktën që nga fundi i Luftës së Dytë botërore, që kur shefat e Shtetit mund t’i telefononin njëri-tjetrit apo t’i hipnin avionit për të ngrënë darkë sëbashku, kanë humbur funksionin e tyre diplomatik dhe, vetëm me përjashtim të disa shërbimeve, janë transformuar në qendra spiunazhi. Çdo spektator filmash me spiunazh e di shumë mirë këtë, dhe vetëm nga hipokrizia bëjmë sikur nuk e dimë. Sidoqoftë, fakti që ambasadat janë qëndra të spiunazhit e që përsëritet publikisht dhunon detyrën e hipokrizisë dhe shërben për ta vendosur diplomacinë amerikane në një situatë të keqe. Së dyti, ideja që një hacker i çfarëdoshëm mund të kapi sekretet më sekrete të vendit më të fuqishëm në botë i jep një goditje të fortë departamentit të Shtetit. Njëkohësisht skandali ve në krizë si viktimat ashtu dhe “xhelatët”.

Po le t’i kthehemi natyrës së thellë të asaj që ndodhi. Dikur, në kohën e Orwell-it, çdo pushtet mund ta përfytyronim si një Big Brother që kontrollonte çdo gjest të shtetasve të tij. Profecia orwellienne u vërtetua plotësisht kur duke dashur të kontrollohet çdo lëvizje falë telefonit, kartës bankare, hotelit ku shkojmë, autostradës që marrim e kështu me rradhë, qytetari u bë viktima totale e syrit të pushtetit. Por, kur vëmë re, siç po ndodh tani, që dhe vetë kripto-sekretet  e pushtetit nuk arrijnë që t’i shpëtojnë kontrollit të një  hacker-i, raporti i kontrollit pushon së qenuri njëdrejtimsh, ai bëhet qarkor. Pushteti kontrollon çdo qytetar, por çdo qytetar, apo të paktën hacker-i – i zgjedhuri i hakmarrjes së qytetarit -, mund të njohi të gjitha sekretet e pushtetit.

Si mund të qëndrojë në këmbë  një pushtet që nuk ka mundësi të ruajë sekretet e tij? Është e vërtetë, dhe Georg Simmel e thoshte tashmë, që një sekret i vërtetë është një sekret bosh (dhe një sekret bosh kurrë nuk mund të zbulohet) ; është e vërtetë gjithashtu, se gjithshka që dijmë rreth karakterit të Berlusconi-t apo Merkel-it është një sekret bosh në sekrete, sepse flitet për gjëra që dihen publikisht; por duke zbuluar, siç ka bërë WikiLeaks, që sekretet e Hillary Clinton-it ishin sekrete boshe në përmbajtje, kjo i heq asaj gjithë pushtetin. WikiLeaks nuk i ka bërë asgjë të keqe Sarkozy-së apo Merkel-it, por i ka bërë shumë Clinton-it dhe Obama-s. Cilat do të jenë pasojat e kësaj plage që iu shkatua një pushteti kaq të fuqishëm ? Është e qartë që Shtetet në të ardhmen nuk do munden të venë në linjë asnjë informacion të rezervuar – kështu i bie që ato të publikohen mbi një afishe të ngjitur në një cep të rrugës. Por është  e qartë gjithashtu se me teknologjitë aktuale është e kotë të shpresosh se mund të mbash raporte sekrete me anë të telefonit.

Nuk ka asgjë më të lehtë se të zbulosh si dhe kur një burrë shteti ka lëvizur me avion dhe ka takuar një nga kolegët e tij. Si do të ruhen në të ardhmen raportet private dhe të rezervuara ? E di që për çastin, parashikimi im i ngjan fantastiko-shkencores, pra është romanesk, por jam i detyruar të imagjinoj agjentë të qeverisë duke lëvizur në mënyrë të fshehtë me karroca me kuaj nëpër itinerare të pakontrollueshme, duke u bërë mbajtës mesazhesh të mësuara përmendësh, ose pak a shumë, duke i fshehur ato të rralla informacione të shkruara në takën e këpucës. Informacionet do të ruhen në një kopje të vetme në sirtarët e mbyllur me çels : në të vërtetë, tentativa e spiunimit të Watergate-it ka pasur më pak sukses se sa WikiLeaks.

Kam patur rastin të shkruaj që teknologjia tani ecën shtrembër, domethënë duke u zbythur. Një shekull mbasi telegrafi pa fije revolucionarizojë komunikimin, interneti riktheu një telegraf me fije (telefonike). Vidiokasetat (analogjike) i lejuan studiuesve të kinemasë që të ekslorojnë filmin hap pas hapi, duke shkuar përpara e mbrapa dhe duke zbuluar të gjitha sekretet e montazhit, ndërsa tani CD-të (numerike) lejojnë të të kalosh vetëm nga një kapitull në tjetrin, domethënë pjesë-pjesë. Me anë të trenave me shpejtësi të madhe shkojmë nga Roma në Milano për tre orë, ndërsa me avion, duke marrë parasysh të gjithë levizjen, duhet tre orë e gjysmë. Pra nuk është diçka e jashtëzakonshme që politika dhe teknikat e komunikacionit të rikthehen në kohën e karrocave me kuaj.

Dhe një shënim të fundit. Dikur, shtypi mundohej të kuptonte atë që kurdisej në sekretin e ambasadës. Tani, janë ambasadat që kërkojnë informacione sekrete nga shtypi.


Pas de commentaire »

Pas encore de commentaire.

Flux RSS des commentaires de cet article.

Laisser un commentaire

 

Mariage Ingrid et Florent |
ANIMATION (CHATEAU GONFLABLE ) |
BIENVENUE dans mon Univers ... |
Unblog.fr | Créer un blog | Annuaire | Signaler un abus | Moi, Lilith
| venez chez zabuzobe ça peu ...
| Cours en ligne Infocom