Poikilos

Vivre, c’est fabriquer du passé

Në fund, i manipuluari bëhet viktimë

Classé dans : AKTUALITET — 1 février, 2011 @ 17:44

Në fund, i manipuluari bëhet viktimë dans AKTUALITET benci2

-Nuk të kam dëgjuar që të flasësh rreth ngjarjeve të fundit në Shqipëri ?

-Sepse nuk kam patur as kohë as nerva. Nerva, në kuptimin e forcave. Por kjo s’do të thotë se nuk i kam ndjekur.

-Pra, asnjë mendim ?

-Do të gënjeja po të thoja se të gjitha ato që ndodhën më lanë krejt indiferent, por çfardo mendimi që të shpreh nuk do të bëja gjë tjetër veçse të përsërisja gjëra që tashmë dihen nga të gjithë, madje dhe nga shkaktarët e përgjegjësit e vrasjeve. Nuk kam asnjë interes në Shqipëri, përveç dëshirës që ajo të përparojë. Mendimet nga njerëz si unë janë të mërzitshme për lexuesin partizan. Ai pret sharje e mallkime ose kurvërime “intelektuale”. Si ?!!! U derdh gjak dhe ti nuk ke çfarë të thuash ?!!! – pyet militanti. Që do të thotë : Bëmë gjithë atë finale të bukur dhe ti nuk u preke ? Ndërsa përgjegjësve të “gjakut të vërtetë” nuk ke se çfarë tu thuash. E dinë shumë mirë se çfarë është demokracia, respekti i institucioneve, etj., etj., por i kanë hyrë një rruge tjetër…

-Çfarë rruge ?

-Asaj të banditismit. Dy klane mafioze që luftojnë për interesat e tyre. Pa llogaritur komplekset individuale të “kapove”. Viktimat ishin pjesë e misanskenës. Mundësisht një nga jugu, një nga veriu e një nga Shqipëria e mesme. Këtë të gjithë e kanë kuptuar, madje dhe ato që shkojnë e venë kurora me lule. Po ti krahasosh me mizanskenat e Enverit, këto janë shumë amatore. Sepse ai kishte në dorë të gjitha mjetet propagandistike për të përgatitur terrenin. D.m.th. shplarjen e trurit. 

-Ç’kupton me “amatore” ?

-Nuk kishte asgjë spontane si p. sh. ovacionet kur dënonte armiqtë e Partisë e të popullit. Kulmi ishte gjunjëzimi i Ramës me vargun e fytyrave të “vrerosura” që vinin pas. Një mizanskenë tipike e realizmit socialist. Po e keqe. Sterile. Fotografitë e zmadhuara të viktimave si dekor me skelat prej metali si në një koncert. Me idenë se sa më e madhe fotografia, po aq e madhe dhe dhimbja. Që këtu fillojmë e notojmë në ujra teatralë. Shkurt, duhet të kesh interesa ose të jesh i verbuar nga urretja për ata që i hoqën tullën e fundit sistemit komunist, që të mund të shohësh aty sinqeritet. Të mjerët ata që u vranë…

Para ca ditësh po shikoja një shfaqje të Breht-it “Kokërrumbullakët dhe kokëmajucët” që fliste pikërisht për këtë manipulim të popullit për interesat e atyre që janë në fuqi. Ku në fund, i manipuluari bëhet viktimë. Mish për top. I manipuluari, ai që nuk kupton qëllimet e vërteta të organizatorëve, motivet e vërteta të tyre, ai që nga militantizmi apo nevoja, verbohet.

-Po si i bëhet ?

-Zgjidhja më e mirë është koha. Por të dyja palët nuk kanë durim… Shqiptarët nuk janë akoma të aftë për të drejtuar. Jo pse jemi populli më i marrë, por se jemi populli më fatkeq në Europë. Të pushtuar. Gjithmonë të pushtuar dhe, kapaku : diktatura e Hoxhës që zhduku çdo lloj kulture demokratike për një gjysmë shekulli !!! Vetëm kulturë klanesh. Sapo largohej pushtuesi, luftë mes klaneve. Prandaj zgjidhja më e mirë do të ishte që Shqipërinë për disa vite ta drejtonte Europa, mundësisht Gjermania. Ndryshe do të durojmë banditët  e kollarisur dhe banditet (ka dhe gra) me parfum Dior që të vjedhin deri sa të mos mbetet gjë mbi tokë e nëntokë. Dhe gjatë ndrrimeve të pushtetit të përballojmë përsëri mizanskena me të vrarë e me shkatërrime…

YD

Pas de commentaire »

Pas encore de commentaire.

Flux RSS des commentaires de cet article.

Laisser un commentaire

 

Mariage Ingrid et Florent |
ANIMATION (CHATEAU GONFLABLE ) |
BIENVENUE dans mon Univers ... |
Unblog.fr | Créer un blog | Annuaire | Signaler un abus | Moi, Lilith
| venez chez zabuzobe ça peu ...
| Cours en ligne Infocom