Poikilos

Vivre, c’est fabriquer du passé

Përgjigjia është jo

Classé dans : FLETE TE GRISURA — 18 décembre, 2011 @ 20:44

Përgjigjia është jo dans FLETE TE GRISURA jo-300x300Nga kopshti ngjitur me shtëpinë që kam marrë me qera këtë verë dëgjoj : « Të thashë jo që jo, përgjigjia është jo ». Janë zërat e lartë të prindërve që duan të tregojnë autoritetin e tyre. Sa më shumë  fëmijët ngulin këmbë, aq më shumë zërat kërkojnë të imponohen dhe fëmijët heqin dorë. Ata donin që të luanin akoma dhe pak  apo të shkonin me shokët e tyre apo të hanin një tas me krem-çokollatë, jo, përgjigjia është jo.

Nuk është veçse fillimi i një serie të gjatë jo-shë që i pret rrugën dëshirës.

« Të thash, jo sonte. – Përse ? – Nuk kam dëshirë. » Burri i zhgënjyer, i privuar, i xhindosur, tenton të imagjinojë të tjera gra, i kthem kurrizin gruas së tij dhe nuk arrin që ta zërë gjumi.

Ja tek më kujtohen – lidhje e çuditshme – ato pacientët që, në dëm të analistit të tyre, refuzojnë me këkëfortësi që « të ndjehen më mirë ». Këmbëngulje si nga njëra palë ashtu dhe nga tjetra. Furor sanandi nga një anë dhe, nga tjetra, refuzimi për t’iu nënshtruar të gjithë atyre që pretendojnë se ia duan vetëm të mirën.

Me fjalë të tjera një « reaksion mjekues negativ ». A është e vërtetë që analisti mund të jetë pa shpresë, pa dëshirë ?

*

Ai ëndërronte që të bëhej pilot në një aeroplan-gjuajtës. Përgjigjia qe jo (dobësim dëgjimi në veshin e majtë).

Kishte ëndërruar që të martohej me Anën, vajzën më të bukur të qytetit, gjinjtë më të bukur në botë. Përgjigjia qe jo.

Ishte i sigurtë që do të fitonte në kompionatin e tenisit. Përgjigjia qe jo.

I kërkoi drejtorit të personelit një rritje rroge. Përgjigjia qe një jo e prerë.

Ëndërronte që të ishte nxënës në Instititutit e lartë pedagogjik. Përgjigjia qe jo.

Dëshëronte që të kishte një djalë. Përgjigjia e Natyrës qe jo.

I dërgoi dorëshkrimin e romanit të tij të mrekullueshën një botuesi. Përgjigjia qe jo dhe, in cauda venenum, « faleminderit që na e dërguat ».

Do të kishte dashur aq shumë që të vdiste pa vuajtur (nga një pushim zemre, për shembull,  përgjatë gjumit). Përgjigjia qe jo.

J.-B. Pontalis, En marge des nuits

Perktheu YD

 

 

Pas de commentaire »

Pas encore de commentaire.

Flux RSS des commentaires de cet article.

Laisser un commentaire

 

Mariage Ingrid et Florent |
ANIMATION (CHATEAU GONFLABLE ) |
BIENVENUE dans mon Univers ... |
Unblog.fr | Créer un blog | Annuaire | Signaler un abus | Moi, Lilith
| venez chez zabuzobe ça peu ...
| Cours en ligne Infocom