Poikilos

Vivre, c’est fabriquer du passé

Borges dhe unë

Classé dans : FLETE TE GRISURA — 23 février, 2012 @ 12:53

Borges dhe unë dans FLETE TE GRISURA BORGES-DHE-UNE-2-300x239Atij tjetrit, Borges-it, i ndodhin këto gjëra. Ndërsa unë eci në Buenos Aires, ndaloj ndoshta mekanikisht për të vështruar kubenë e një treme dhe kangjellat e një oborri ; të rejat e Borges-it i marr vesh me anë të postës dhe shikoj emrin e tij në një listë me profesorë apo në një fjalor biografik. Më pëlqejnë orët me rërë, planisferat, tipografia e shekullit të XVIII, etimologjia, shija e kafes dhe proza e Stevenson-it ; tjetri i ndan po këto preferenca, por në mënyrë vanitoze e që i jep tiparet e një aktori. Do të ishte e tepruar të pretendosh që marrëdhënia jonë është armiqësore ; unë jetoj dhe jetoj pa e vrarë mendjen fare me qëllim që Borges të thurë letërsinë e tij dhe kjo letërsi më justifikon. E them me kënaqësi që ai ka realizuar disa faqe me vlerë, por ato faqe s’mund të më shpëtojnë, sepse padyshim, realizimet e mira nuk i përkasin kujt, madje as atij, tjetrit, por gjuhës dhe traditës. Fundi i fundit, unë jam i dënuar që të zhdukem, përfundimidht, dhe vetën një çast i imi do të ketë fatin të mbijetojë te tjetri. Pak nga pak i lëshoj pe për gjithçka edhe pse e shoh maninë e tij për të fallsifikuar e zmadhuar çdo gjë. Spinoza e kuptoi që gjërat kërkojnë të qëndrojnë në gjendjen e tyre ; guri kërkon të jetë përjetësisht gur dhe tigri një tigër. Unë dua të qëndroj tek Borges-i, jo në veten time (për aq kohë që jam dikush). Megjithatë, në librat e tij e shoh veten më pak se në shumë libra të tjerë apo në tingëllimën e dhimbshme të një kitare. Vite më parë provova që të çlirohem prej tij dhe kalova nga mitologjitë e lagjeve periferike  në lojrat me kohën dhe pafundësinë, por tani këto lojra i përkasin Borges-it dhe do të më duhet të imagjinoj tjetër gjë. Kështu jeta ime është një arrati ku humb gjithçka dhe ku gjithçka shkon në harresë, apo tek tjetri.
Nuk e di cili nga ne të dy shkruan këtë faqe.

Jorges Luis Borges

Përktheu Y. Demneri

Pas de commentaire »

Pas encore de commentaire.

Flux RSS des commentaires de cet article.

Laisser un commentaire

 

Mariage Ingrid et Florent |
ANIMATION (CHATEAU GONFLABLE ) |
BIENVENUE dans mon Univers ... |
Unblog.fr | Créer un blog | Annuaire | Signaler un abus | Moi, Lilith
| venez chez zabuzobe ça peu ...
| Cours en ligne Infocom