Poikilos

Vivre, c’est fabriquer du passé

DHOMA

Classé dans : TEATER — 16 septembre, 2012 @ 15:33

DHOMA dans TEATER kantor-300x241

Dhoma e fëmijërisë sime

është e errët, një QILAR i mbingarkuar ;

S’është e vërtetë që dhoma e fëmijërisë 

qëndron me diell dhe e ndriçuar në kujtesën tonë.

Vetëm në manierizmat e lojrat letrare

ajo paraqitet e tillë.

Bëhet fjalë për një dhomë të VDEKUR

e për një dhomë TË VDEKURISH.

Më kot përpiqemi të vemë pak rregull :

ajo do të vdesë gjithmonë.

Megjithatë nëqoftëse arrijmë që të nxjerrim disa fragmente ;

qofshin dhe të parëndësishëm,

një copë divani,

dritarja, dhe përtej rruga që zhduket në sfond,

një rreze dielli mbi dysheme,

çizmet e verdha të babait tim,

qarjet e mamasë,

dhe fytyra e dikujt mbrapa xhamit të dritares -

vetëm atëherë është e mundur që DHOMA e vërtetë e fëmijërisë

të fillojë e të marri formë,

e ndoshta kështu do të mund të mbledhim elementët

për të ndërtuar

shfaqjen tonë !

DRITARJA, kjo është shumë e rëndësishme !

Përtej, siç e kemi thënë, një RRUGË që humbet

në largësi

dhe, në fillim një NDËRTESË ROZË ME SHUMË KATE.

Mbrapa qoshes të kësaj rruge zhdukej nëna ime,

kur ajo nisej

për një periudhë të gjatë,

Mbrapa kësaj kthese që ishte FUNDI I BOTËS.

Është e vështirë që të përcaktosh dimensionin hapësinor të kujtimit.

Aty ndodhet dhoma e fëmijërisë sime,

Që e rregulloj gjithmonë

E që vdes gjithmonë,

në një kohë me banorët e saj.

Këto banorë, janë familja ime.

Ato i përsërisin deri në pafundësi aktivitetet e tyre,

sikur të ishin shtypur në një pllakë fotografike,

deri në përjetësi.

Ato do t’i përsërisin ato deri në mërzi,

të përqëndruar në të njejtin gjest,

me të njejtën ngërdheshje,

ato do të përsërisin këto aktivitete të zakonshme,

elementare, neutrale,

të zhveshur nga çdo ekspresion,

me një saktësi maniake, kokëmushke,

me një krekosje të tmerrshme,

me kokëfortësi,

aktivitete të vogla që mbushin jetën tonë…

« të padobishme »,

nga që përsëriten,

sikur të mos kishin asnjë qëllim të saktë,

sikur të mos kishin asnjë kuptim të shkakut e pasojës,

të izoluara,

të pavarura

(por pikërisht për këtë bëhet fjalë !)

fallsifikime të zhveshura nga jeta

nga ku nxjerrin realitetin dhe rëndësinë e tyre

(për fat të mirë të gënjeshtërta)

nga kjo PËRSERITJE ngulmuese.

Nga ana tjetër, ndoshta, kjo është e veçanta e vërtetë

e KUJTIMIT :

ky ritëm i rrahjeve,

që vjen pandërprerje,

që përfundon në hiç,

dhe që është i kotë

Ka akoma dhe një vend : MBRAPA DERËS,

ashtu si dhe në fund e në kufi të DHOMËS,

një hapsirë tjetër

e një përmase tjetër,

ku mblidhen kujtimet e fëmijërisë,

ku fermentohen kujtimet e sjellura më kot ndër mendje,

një pjesë e brendëshme e imagjinatës, e pakapshme,

në këtë qoshe,

mbrapa dollapit,

në hatlla,

mbrapa derës,

në një oborr të varfër,

ku vdesin objektet,

e ku mund të zbulojmë akoma sa e sa sekrete të harruara.

Tadeusz Kantor, La baraque foraine

Përktheu Y.Demneri

 

Pas de commentaire »

Pas encore de commentaire.

Flux RSS des commentaires de cet article.

Laisser un commentaire

 

Mariage Ingrid et Florent |
ANIMATION (CHATEAU GONFLABLE ) |
BIENVENUE dans mon Univers ... |
Unblog.fr | Créer un blog | Annuaire | Signaler un abus | Moi, Lilith
| venez chez zabuzobe ça peu ...
| Cours en ligne Infocom