Poikilos

Vivre, c’est fabriquer du passé

Nostalgji

Classé dans : FLETE TE GRISURA — 20 décembre, 2012 @ 10:49

Nostalgji dans FLETE TE GRISURA nostalgji1-e1355993351355

NOSTALGJI

Sëpari, mësojmë nga Starobinski, se ky term shkencor u shpik në vitin 1688 nga një mjek prej Mulhouse (nostos : kthim, algos : dhimbje) për të përcaktuar një sëmundje. Një sëmundje mjaft të çuditshme që kapte ushtarët e pamësuar me shtrëngesat e jetës ushtarake. Larg nga vendi i tyre, nga bjeshkët, nga lopët e tyre, nga ajri i freskët i maleve të tyre — kur bëhej fjalë për mercenarë zvicerianë —, ata refuzonin ushqimin e i jepeshin vdekjes.

Emri banal i nostalgjisë : malli për vendlindjen.

Të sëmuresh nga të qenurit larg vendlindjes. Vuajtje ekzili. Ëndërr i një rikthimi, jo të sigurtë. Dhe rikthimi nuk do t’i mbajë premtimet e pritura.

Po, çfarë do të jetë kjo vendlindje, për ne që flasim për nostalgjinë duke ju referuar më pak një hapsire, një vendi sesa një kohe ? Nostalgjia e kohës së kaluar që ka humbur, nevermore. Vuajtjet e një moskthimi, refuzim i ndryshimit, i asaj që ai shkatërron, zëmërim i pafuqishëm përballë kohës shkatërrimtare, kohës që më tepër se të rrjedhë : zhduk nga faqja e dheut.

Fshati im, lagjja ime, rruga ime nuk janë më ato që kanë qenë. I kanë ndryshuar, i kanë thyer të gjitha dhe mua bashkë me ato ! Cili është ky « i »  anonim përveçse Koha jo-njerzore që bën punën e saj dhe cili është ky « un » që do të donte t’i bindej veçse kohës së tij, të ndryshuar nga ai vetë, lirshmërisht ? Një kohë njerzore.

Dihet që nostalgjiku, në atë lidhje me të kaluarën, kërkon fëmijërinë e humbur, atë kohë mitike të fëmijërisë në të cilën ishte tashmë i ekziluar. Po, pa dyshim. Por unë mendoj se malli për vendlindjen e ka burimin gjetiu. Nuk është e kaluara që ai idealizon, as injorimi i së tashmes, por ajo që vdes. Urimi i tij : që në çdo vend – ndryshim kontinenti, qyteti, profesioni, dashurie – ai të mund të gjejë vendlindjen e tij, atë ku jeta lind, rilind. Dëshirën që mban nostalgjia është më pak ajo e një përjetësie të pandryshueshme sesa ajo e lindjeve përherë të reja.

Atëherë koha që kalon e që shkatërron kërkon të marri pamjen ideale të një vendi që qëndron pa u prishur. Vendlindja është një nga metaforat e jetës.

J.-B. Pontalis, filozof, psikanalist e shkrimtar

Përktheu Y.Demneri

Pas de commentaire »

Pas encore de commentaire.

Flux RSS des commentaires de cet article.

Laisser un commentaire

 

Mariage Ingrid et Florent |
ANIMATION (CHATEAU GONFLABLE ) |
BIENVENUE dans mon Univers ... |
Unblog.fr | Créer un blog | Annuaire | Signaler un abus | Moi, Lilith
| venez chez zabuzobe ça peu ...
| Cours en ligne Infocom