Poikilos

Vivre, c’est fabriquer du passé

Archive pour la catégorie 'LIBRI'

Fjalët e fundit të shkruara nga Proust

Posté : 16 décembre, 2008 @ 12:30 dans LIBRI | Pas de commentaires »

proust2.jpg

Këto janë fjalët e fundit të shkruara nga dora e Marcel Proust-it: “Céleste Odilon mund të nisen pas 10 minutash dhe të kthehen rreth orës 6 1/2, 7 të mëngjesit. Afrojeni pranë meje karriken”. Dhe nga ana e pasme është shkruar: “E kisha dëgjuar hekur në vend të gotë (J’avais entendu fer au lieu de verre)”. Pas kësaj ai provon që të pijë pak kafe duke i thënë guvernantes së tij besnike Céleste Albaret : “Për t’ju bërë qejfin juve dhe vëllait tim”. Në kalim e sipër ; ai njollosi letrën me pak kafe. Ishte 18 nëntori i vitit 1922. Ora shtatë e mëngjesit. Ai vdiq në orën 16 e 30. Njolla e kafesë është akoma aty.

Kjo copë letër, kjo « pusullë e të sëmurit », siç është prezantuar në katalogun e shitjeve që do të bëhen me 18 dhjetor 2008 është vlerësuar rreth 6000 e 8000 euro.

 

Rreth orës shtatë të mëngjesit, ai shprehu dëshirën për të pirë një kafe :
- …për t’ju bërë qejfin, juve dhe vëllait tim, do ta pi të nxehtë Céleste, nëse është gati dhe ju ma shërbeni menjëherë.
Më kujtohet që u ngrita nga kolltuku për të shkuar në guzhinë si një somnambul. Nuk mund të ecja. I thashë motrës sime, Maries :
- Deri tani e kam mbajtur veten, por më duket se nuk mundem më ; nuk më mbajnë këmbët. Në fakt, mendoj se nuk do të kisha rezistuar gjatë. U ktheva me kafen dhe me qumështin e vendosur në tabaka.
Ai dukej aq i pafuqishëm sa i propozova :
- Zotëri, dëshëroni që t’ju ndihmoj, t’ju mbaj pjatën ?
- Jo, Célestine, faleminderit. Ai mori filxhanin dhe e afroi në buzë duke ngritur sytë nga unë e duke përsëritur :
- Për t’ju bërë qejfin, juve dhe vëllait tim…
Piu pak dhe ma ktheu. E vendosa filxhanin mbi tabaka. Më tha që ta lija aty, pastaj :
- Besoj të rri i qetë një moment.
Dhe më bëri shenjë se dëshëronte të qëndronte vetëm.

Célestine Albaret, Monsieur Proust

YD

12345
 

Mariage Ingrid et Florent |
ANIMATION (CHATEAU GONFLABLE ) |
BIENVENUE dans mon Univers ... |
Unblog.fr | Créer un blog | Annuaire | Signaler un abus | Moi, Lilith
| venez chez zabuzobe ça peu ...
| Cours en ligne Infocom