Poikilos

Vivre, c’est fabriquer du passé

Shkrimtari

Classé dans : FLETE TE GRISURA — 11 novembre, 2008 @ 12:38

antoinewiertz.gif

Lexuesja e romanit, tabllo nga Antoine Wiertz

Shkrimtari

Ajo i ka lexuar të gjithë librat e tij, e njeh nëpërmjet librave. Eshtë një burrë për të cilin thuhet – dhe ai vetë e thotë – “se pëlqen gratë” : formulë magjike ku mund të pushosh një moment (është gjithmonë e këndshme për një grua të lexojë një shkrimtar që e do, duke lexuar ajo ka përshtypjen se ai mendon për të). Ajo e dëshiron, do t’i pëlqente që ta takonte; kur e lexon, ka tmerrësisht dëshirë të bëjë dashuri me atë, vetë ai, kthehet në personazh,  egziston, jeton, fletët dhe boja nuk krijojnë asnjë pengesë. Sigurisht ajo çuditet që fjalët mund të ngjallin dëshirën për të bërë dashuri, por kështu qënka : qan kur Zhan Valzhani shtrin mbi shtratin e tij rrobat e vogla të Kozetës, qesh kur doktori i Fjalorit mjeksor i ka të gjithë sëmundjet përveç hidrartrozës së shërbëtores, dhe kur shkrimtari vështron gratë që kalojnë në rrugë, ajo ka dëshirë të bëjë dashuri me të. Që fjalët ngjallin emocione të fuqishme, ndjenja si dhëmshuria dhe mëshira, (dhe kjo s’është pak) ; por që ato të arrijnë të prekin trupin, fundin e barkut, të na çojnë në ngashërime, qeshje, dëshira, duhet ta jetosh që ta besosh.

Camille Laurens « Dans ces bras-là”

Përktheu YD

Parku, fotografi dhe përgjuesit

Classé dans : ARTET PLASTIKE — 8 novembre, 2008 @ 7:32

Një seri fotosh të fotografit japonez Kohei Yoshiyuki që i përkasin viteve 70.

Gjatë një shëtitje natën në një park ai ndeshet rastësisht me një çift që bënte dashuri shtrirë në tokë. Menjëherë ai dallon burra të tjerë që pa bërë zhurmë dhe duke ecur këmbadorasi shkonin drejt çiftit për të përfituar nga skena. Në atë kohë firma Kodak sapo kishte nxjerrë në shitje blicat e parë me rreze infrarouge. Kohei Yoshiyuki që të nesërmen shkon dhe blen një të tillë për të fotografuar ato skena që kishte parë në park. Ja si e tregon ai këtë ekperiencë :

“Before taking those pictures, I visited the parks for about six months without shooting them. I just went there to become a friend of the voyeurs. To photograph the voyeurs, I needed to be considered one of them. I behaved like I had the same interest as the voyeurs, but I was equipped with a small camera. My intention was to capture what happened in the parks, so I was not a real ‘voyeur’ like them. But I think, in a way, the act of taking photographs itself is voyeuristic somehow. So I may be a voyeur, because I am a photographer.”


Ajo që më bëri përshtypje është ngjashmëria e subjektit. Pavarësisht nga ndryshimi i qytetërimeve, traditave, mentaliteteve dhe sistemeve politike, njeriu mbetet i njejtë në çdo cep të botës. Kush ka kaluar rininë në Tiranë, e di mirë se i vetmi vend ku mund të bëhej dashuri ishte parku te Liqeni. Shkurret e gëmushat kanë parë e dëgjuar shumë gjëra, ashtu si dhe ato që përgjonin prapa tyre. Kush ka bërë dashuri tek parku do t’i kujtohen hijet që lëviznin rreth e rrotull, por asnjëherë nuk ka parë atë që shihnin përgjuesit.

Ja disa fotografi nga seria “Parku” i fotografit Yoshiyuki.

2thumb.jpg

1thumb.jpg

9thumb.jpg

10thumb.jpg

Kontakt : bllokshenimesh@orange.fr

Thënia e ditës

Classé dans : AKTUALITET — 6 novembre, 2008 @ 10:28

Bush i la Barack Obama-s – një krizë e dy lufta.
S’thonë kot, që punët më të rënda ia lënë zezakëve.

1...1213141516...18
 

Mariage Ingrid et Florent |
ANIMATION (CHATEAU GONFLABLE ) |
BIENVENUE dans mon Univers ... |
Unblog.fr | Créer un blog | Annuaire | Signaler un abus | Moi, Lilith
| venez chez zabuzobe ça peu ...
| Cours en ligne Infocom