Poikilos

Vivre, c’est fabriquer du passé

Picasso dhe mjeshtrit e tij në Grand Palais

Classé dans : ARTET PLASTIKE — 7 octobre, 2008 @ 9:39

011.jpg021.jpg061.jpg071.jpg201.jpg 

Ngjarja artistike më e rëndësishme e vitit. Ekspozita më e madhe rreth Picasso-s realizuar deri më sot, dhe më e shtrenjta njëkohësisht. 2 miliard euro vetëm për sigurimin e tabllove. Rreth 200 veprat e ardhura nga muzetë më me emër të botës si dhe nga koleksionistët privatë do t’a lejojnë Picasso-n që të ballafaqohet me piktorët që e formuan dhe e frymëzuan ; Greco, Velasquez, Goya, Zubaran, Ribera, Melendez, Poussin, Le Nai, Dubois, Chardin, David, Ingres, Delacroix, Manet, Courbet, Lautrec, Degas, Puvis de Chavannes, Cezanne, Renoir, Gauguin, Douanier Rousseau, Titien, Cranach, Rembrand, Van Gogh.

Janë dashur 5 vjet bisedime që tabllotë Maja Desnuda, kryevepra e Goya-s, të lerë Prado-n dhe Venusi i Titien-it, muzeun e Firences.

Ekspozita hapet nesër me 8 tetor 2008 në Grand Palais në Paris dhe do të qëndrojë deri me 2 shkurt 2009

Kopshti i qershive

Classé dans : TEATER — 5 octobre, 2008 @ 7:03

 

Studio e Çehovit në Melikhovo. Nga dritarja dallohet kopshti i qershive. Pak kohë pas shitjes së shtëpisë më 1899, qershitë u prenë.

Studio e Çehovit në Melikhovo. Nga dritarja dallohet kopshti i qershive. Pak kohë pas shitjes së shtëpisë më 1899, qershitë u prenë.

 

Gaev - (duke hapur dritaren) Kopshti është krejt i bardhë. Ti nuk e ke harruar, Liuba? Këtë udhë të gjatë që shkon drejt, fare drejt, si një rrip i shtrirë. Dhe që shkëlqen në netët me hënë. Të kujtohet ? Ti nuk e ke harruar ?

Liubova -(duke parë nga dritarja) O fëmijëria ime, dlirësia ime! Flija në këtë dhomë, nga ku shikoja kopshtin. Lumturia zgjohej bashkë më mua çdo mëngjes, dhe ka qenë si tani, asgjë nuk ka ndryshuar. (Ajo qesh e gëzuar) I bardhë, krejt i bardhë ! Oh, kopshti im ! Pas vjeshtës me re dhe shi, pas dimrit, ti je përsëri i ri, plot lumturi, engjëjt e qiellit nuk të kanë braktisur… Sikur të mundnin e të m’a hiqnin këtë gur të rëndë që më peshon në gjoks dhe në shpatulla, sikur t’mund t’a harroja të kaluarën time!

Gaev - E megjithatë, kopshti do të shitet për të larë borxhet, sado e pabesueshme që të duket…

Liubova - Shiko, mamanë që ecën në kopësht… Me fustan të bardhë. (Qesh e lumtur). Ajo është.

Gaev - Ku ?

Varia - Zoti ju ndjeftë mamushka.

Liubova - Jo, nuk ka asnjeri, por m’u bë si ajo. Djathtas në të kthyer të verandës, është një pemëz e bardhë dhe e përkulur që duket si një grua…

(Fragment nga akti i parë)

Kontakt :

 

Votre nom : (oblig.)
Votre email : (oblig.)
Site Web :
Sujet :
Message : (oblig.)
Vous mettre en copie (CC)
 

Vejusha Hoxha zgjedh top-channel-in për retushin e fundit

Classé dans : AKTUALITET — 4 octobre, 2008 @ 12:00

Ka katërqind vjet
Që duart ajo lan
Me sapunë gjithfarë markash
« Lux », »Camay ».

Por asnjë prej tyre
Nga duart dot s’ia heq
Njollat e gjakut
Ledit Makbeth.

Në Shqipëri ka filluar fushata “zyrtare” për festimin e 100 vjetorit të lindjes së diktatorit (1908-2008). Dhe si rastësisht, këtë fushatë e filloi kanali televiziv shqiptar Top Channel duke transmetuar intervistën e vejushës së diktatorit Hoxha, dhe po aq rastësisht, intervista ishte realizuar nga gazetaria Rudina Xhunga, që padyshim është zgjedhur për « cilësitë » e saj si gazetare (!).

Po ndryshe nga herët e shkuara, ku vejusha shfaqej me një pamje prej qeni të rrahur, këtë here, ajo duket më në formë se kurrë. Në shtëpinë e saj, në sallonin e pritjes që ngjan më tepër si një mauzoleum. E ulur me statujën e diktatorit në krah të djathtë, e qetë, e qeshur, sikur të filmohej dhe intervistohej nga RTSH e kohës së saj, Nexhmije Hoxha mundohet akoma dhe njëherë të na mbushë mendjen se Enver Hoxha nuk ka qenë diktator, jo vetëm aq, por është shkrirë për të mirën e të gjithëve. Fajet dhe gabimet, sipas saj, janë bërë nga kolektivi, nga sistemi, dhe jo nga ai dhe klika e tij. Është për t’u nënvizuar shprehja e re e vejushës : “Enver Hoxha nuk ka qenë diktator, as me mua, as me fëmijët e as me shoqërinë, me sa e njoh unë.” E reja është se kur bëhet fjalë për epitetin diktator ajo nuk shprehet si qytetare dhe si ish-kryeaktiviste e kupolës së kuqe, por thjeshtë si një grua shtëpiake (as me mua, as me fëmijët), e cila për gjatë 45 vjetëve ka qëndruar në shtëpi me përgatitjen e gjellëve duke pritur burrin, dhe që nuk ka kuptuar shumë nga politika (e as me shoqërinë, me sa e njoh unë).

Për të kaluarën diktatoriale, vejusha pranon sigurisht disa gabime. Gabime ?!!! Në intervistën prej 90 minutash, nuk dëgjojmë që të përmenden njëherë, as nga ajo, as nga gazetarja (e zgjedhur për cilësitë e saj si gazetare) fjalët krime, burgosje, internime, mjerim, frikë e terror. Dhe vejusha ka të drejtë. E kush nuk ka bërë gabime ! ; « Këtu është edhe çështja, që më është kërkuar shumë, pse nuk kërkoj falje. Për faljen kam edhe unë mendimin tim. Falja mund të kërkohet për marrëdhënien që ka një person me një shok, apo me një tjetër, të cilit e ndjen që i ka bërë diçka. Por të kërkosh falje për faje që janë bërë nga një kolektiv, nga një sistem, kjo nuk bëhet. Ti, si një sistem tjetër, s’mund të më kërkosh mua që të kërkoj falje, aq më tepër kur më akuzon për faje, për një sistem tjetër. Unë jam i një sistemi tjetër. Këto dy sisteme kanë qenë në garë, në luftë, sepse njëra ka për bazë të drejtën e shumicës, ndërsa tjetri mbështetet në të drejtat e njeriut dhe në fitimin. Falja këtu nuk ka vend, këtu ka vend vetëm pagimi dhe ne kemi paguar. » Gazetarja e gugulis disa herë me pyetje të tilla si : « Pra, ju ka zhgënjyer e gjitha që ndodhi pas. Po Enver Hoxha? »

Dhe, nuk mbetet gjë tjetër, veçse vejusha të mallëngjehet me të kaluarën e saj :

« Jo që nuk më ka zhgënjyer. Unë edhe sot e konsideroj veten si gruaja më e lumtur, një grua që kishte një bashkëshort ideal e nuk mund t‘i uroja vetes një tjetër fat. Ka qenë bukur, shumë e bukur me gjithë të mirat e hallet. Prandaj, në këtë 100-vjetor e ndjej si përgjegjësi të bëj çmos të bëhet një kthesë drejt arsyes, drejt vlerësimit objektiv, të rolit dhe vendit të Enverit në historinë e Shqipërisë. Kjo është shpresa ime e madhe. »

Besoj se dhe babai dhe gjyshi i gazetares do të jenë mallëngjyer… ka qenë bukur, shumë e bukur …

punishtjaeleshit.jpg

Mesazh privat :

 

Votre nom : (oblig.)
Votre email : (oblig.)
Site Web :
Sujet :
Message : (oblig.)
Vous mettre en copie (CC)
 

1...1415161718
 

Mariage Ingrid et Florent |
ANIMATION (CHATEAU GONFLABLE ) |
BIENVENUE dans mon Univers ... |
Unblog.fr | Créer un blog | Annuaire | Signaler un abus | Moi, Lilith
| venez chez zabuzobe ça peu ...
| Cours en ligne Infocom