Poikilos

Vivre, c’est fabriquer du passé

Nostalgjia e humbjes

Classé dans : LIBRI — 9 octobre, 2011 @ 7:06

Nga Alket Çani (Botuar në gazetën Panorama)

Nostalgjia e humbjes dans LIBRI Lbri-Me-kujtohet-300x249

Nëse ka një libër, në letërsinë shqipe, që ka fotografuar në mënyrën më të përimët e të kulluar portretin e vërtetë të një epoke, ky është padyshim libri “Më kujtohet” i Ylli Demnerit. I ngjan ai më tepër një albumi fotografik që nuk flet me gjuhën e imazhit, por të fjalëve, ku janë renditur në mënyrë të natyrshme e pa rend kronologjik, çaste të fokusuara nga kujtesa, në formë fragmentesh. Këto fragmente, që në pamje të parë duken si pa lidhje me njëri-tjetrin, formojnë, në të vërtetë, një unitet të brendshëm mjaft koherent, i cili krijohet nga vetë lënda e librit e shtrirë në një kohë dhe hapësirë të përcaktuar, stili dhe procedetë e rrëfimit, duke e bërë “Më kujtohet” një libër të pazakontë dhe krejt të veçantë në letërsinë shqipe të deritanishme.

Në parathënien e librit, autori thotë, ndër të tjera, se ideja për këtë libër i ka ardhur në mendje pasi ka lexuar librin Je me souviens (Më kujtohet) të autorit francez Georges Perec. Nga ana e tij, edhe Perec për përmbledhjen e vet u frymëzua nga një tjetër libër me të njëjtin titull, por kësaj here në anglisht, I remember, i piktorit amerikan Joe Brainard. Të dy këta autorë, që do mund t’i cilësonim si pararendësit e Demnerit, kanë shkruar kujtimet e jetës së tyre në vendin te tyre. “Ky shënim i vogël i Perec-ut, vazhdon Demneri, ma hoqi kompleksin e kopjuesit. Jo vetëm kaq, por kjo mënyrë të kujtuari e së kaluarës kolektive më shpëtoi nga autobiografia e mirëfilltë – që në rastin tim nuk do të kishte ndonjë interes -, dhe njëkohësisht më shmangu nga dëshira për të krijuar një portret simpatik për veten, siç ndodh në librat me kujtime”.

Pra, kemi të bëjmë me një vepër sa personale aq edhe të depersonalizuar, e madje të çinteresuar, karakteristikë kjo që është ndoshta nga më të rëndësishmet për suksesin e librit. Ashtu sikundër një nga vlerat e tij më të çmuara është fakti që Demneri ka shkruar një libër të hapur, në kuptimin që gjithkush mund të shtojë, sipas këtij modeli, kujtimet e tij, e, për rrjedhojë, kujtimet e përbashkëta të një epoke.

*

Të gjithë ata që kanë kaluar një pjesë të jetës së tyre, ose të paktën fëmijërinë, përpara viteve nëntëdhjetë tek ne, nuk mund ta lexojnë këtë libër pa gjetur atje vetveten, fëmijërinë dhe rininë, ngjyrat dhe ngjarjet, gjestet dhe aromat, historitë dhe humorin, gjuhën dhe objektet e kohës, shkurt, jetën tonë të kaluar, të përbashkët e pothuajse të njëtrajtshme, e cila tashmë ka humbur, por nuk është harruar. Libri i Demnerit na ndihmon ta rikujtojmë atë, përpara se t’ia zerë vendin një tjetër epokë e mëpasme, si, fjala vjen, kjo e sotmja, me tiparet dhe njëtrajtshmërinë e saj.

Shoqëria e çdo epoke krijon mënyrat e saj të jetesës, normat dhe zakonet, shijet dhe idealet, gjykimet dhe qëndrimet, shkurt, një konceptim të caktuar të botës, të cilin e manifeston nëpërmjet produktesh. Në njëfarë kuptimi, njerëzit bëhen viktimat e asaj që prodhojnë vetë. Çfarëdolloj aspekti që të ketë, ideologjik, industrial, utopik, virtual, vjen një çast kur ky produkt ushtron tiraninë e vet të pashmangshme mbi shoqërinë që e ka prodhuar. Kur kjo tirani mbërrin në pikën e saj kulmore, njerëzit nisin përpjekjet për të shpëtuar prej saj. Është koha kur ata ngrejnë pikëpyetje dhe vënë në dyshim gjëra. Por jo për shumë kohë. Sepse është shumë e vështirë e pothuajse e pamundur të mos prodhosh, e të mos prodhosh gjithnjë e më tepër. Produkte të reja – tirani e re. Kjo ndërkohë midis dy tiranish është periudha më e bukur në jetën e një shoqërie. Është një formë e thellë e revoltës së saj të heshtur.

Është, pak a shumë, kjo situatë që përshkruan si në mënyrë të pavetëdijshme libri “Më kujtohet”. Këto kujtime, ose më saktë fragmente kujtimesh, – sepse të duken si episodet e mbetura nga një tërësi, pjesa thelbësore e së cilës ka humbur – ringjallin pikërisht humbjen e asaj ndërkohe dhe kjo humbje shkakton nostalgji. Nga kjo pikëpamje, tekstet e këtij libri ngjajnë si haiku. (“Më kujtohet një qershi e lulëzuar. E vetme. Në një fushë të vogël mbuluar me bar të lartë.”) Ose si fotografi. Tipari themelor i tyre është ngulitja e një çasti ikanak, të pakthyeshëm, e diçkaje që është e destinuar të humbasë njëherë e përgjithmonë. Me kujtimin e këtyre episodeve në këtë libër, autori ka kryer një akt të thellë përsiatjeje të brendshme dhe është vënë në rolin e pazëvendësueshëm të dëshmitarit objektiv të një kohe dhe një bote.

*

Duke folur për Mallarmé-në, Paul Valéry thoshte se kur distancohesh nga bota, vihesh në kushtet e të kuptuarit të botës. Në këtë kontekst, autori i librit “Më kujtohet” e ka marrë tashmë largësinë e duhur që nostalgjinë e viseve fizike dhe shpirtërore të fëmijërisë ta shndërrojë në një fakt estetik. Ai ka shkruar një libër të mrekullueshëm, fryt i një vëzhgimi të hollë, i një sondimi të thellë të kujtesës dhe i një pritjeje të gjatë. Dhe ka pikturuar, si peizazhistët e Linjdes së Largët, lidhjen dinamike që krijohet midis njerëzve të një epoke dhe universit të tyre.   

 Në shekullin XVI, poeti japonez Satomura Shoha kërkonte një penel, që të mund të pikturonte lulet e kumbullës, bashkë me aromën e tyre. Na duket se me këtë libër, Ylli Demneri e ka gjetur penelin. Ky libër është i të gjithëve. Ne të gjithë jemi ky libër.


Librin  Më kujtohet mund ta gjeni në Tiranë :

Në librarinë Adrion (Pallati i Kulturës), në librarinë E për7shme, rruga Jul Variboba, si dhe në librarinë  Vera, rruga e Durrësit numër 5.

Libri « Më kujtohet » në ShtepiaeLibrit.com

Classé dans : LIBRI — 14 juin, 2011 @ 2:34

 

Libri Librin  « Më kujtohet » mund ta gjeni në librarinë  Adrion (Pallati i Kulturës)

Kontakt : 

 

Votre nom : (oblig.)
Votre email : (oblig.)
Site Web :
Sujet :
Message : (oblig.)
Vous mettre en copie (CC)
 

Shkrimtari

Classé dans : LIBRI — 8 juin, 2011 @ 10:59

 

Shkrimtari dans LIBRI Antoine-Wiertz-Lexuesja

Lexuesja e romanit, Antoine Wiertz

 

Shkrimtari

Ajo i ka lexuar të gjithë librat e tij, e njeh nëpërmjet librave. Është një burrë për të cilin thuhet – dhe ai vetë e thotë – “se pëlqen gratë” : formulë magjike ku mund të prehesh një moment (është gjithmonë e këndshme për një grua të lexojë një shkrimtar që e do, duke lexuar ajo ka përshtypjen se ai mendon për të). Ajo e dëshiron, do t’i pëlqente që ta takonte; kur e lexon, ka tmerrësisht dëshirë të bëjë dashuri me atë, vetë ai kthehet në personazh,  egziston, jeton, fletët dhe boja nuk krijojnë asnjë pengesë. Sigurisht ajo çuditet që fjalët mund të ngjallin dëshirën për të bërë dashuri, por kështu qënka : qan kur Zhan Valzhani shtrin mbi shtratin e tij rrobat e vogla të Kozetës, qesh kur doktori i Fjalorit mjeksor i ka të gjitha sëmundjet përveç hidrartrozës së shërbëtores, dhe kur shkrimtari vështron gratë që kalojnë në rrugë, ajo ka dëshirë të bëjë dashuri me të. Që fjalët ngjallin emocione të fuqishme, ndjenja si dhëmshuria dhe mëshira, (dhe kjo s’është pak) ; por që ato të arrijnë të prekin trupin, fundin e barkut, të na çojnë në ngashërime, qeshje, dëshira, – e pra, duhet ta jetosh që ta besosh.

Camille Laurens, “Dans ces bras-là”

 

Përktheu YD

1...34567...18
 

Mariage Ingrid et Florent |
ANIMATION (CHATEAU GONFLABLE ) |
BIENVENUE dans mon Univers ... |
Unblog.fr | Créer un blog | Annuaire | Signaler un abus | Moi, Lilith
| venez chez zabuzobe ça peu ...
| Cours en ligne Infocom